Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar prapaskenat e ngjarjeve në Uashington.
Ai thotë se edhe versioni aktual për Ujmanin nuk duhet ta kënaq Kosovën dhe se rreziku nuk ka kaluar.
“Unë kam dashur të ketë ekuivalencë me Serbinë dhe Ujmani të largohet plotësisht…Deri tani nuk ka kompromise për Ujmanin por ka një rrezik për të ardhmen. Në fund të fundit Ujmani është edhe në Serbi, por rreziku nuk ka kaluar. Ndarja ekziston pasi kufiri ekziston në ujë”, ka deklaruar Haradinaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se serbët në SHBA kanë qenë në sulm qysh në fillim ndërsa sipas tij pala kosovare ka qenë pak më komode dhe nuk kanë bërë shumë insistime. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.