Një përleshje me armë zjarri mes dy personave ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka bërë të ditur se pas përleshjes që ndodhi rreth orës 18:20, janë arrestuar dy të dyshuar.
“Pas një përleshje fizike ndërmjet dy personave, ka ardhur deri te përdorimi i armës së zjarrit, ku policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar tri armë (revole). Pas intervistimit të dy personave të dyshimtë, njëri nga të arrestuarit ndalohet me urdhër të prokurorit në afat prej 48 orë”, tha Osmanollaj.
Reporteri.net mëson se personat që janë gjuajtur mes vete dyshohet se janë baxhanak mes vete. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.