×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Pika për njohjen e Kosovës u hoq se nuk pranoi Serbia

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 21:54

    Presidenti i Kosovës ka folur rreth marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.


    Hashim Thaçi në Top Channel ka thënë se marrëveshja është një arritje dhe një fitore e Amerikës dhe çdo fitore e Amerikës sipas tij është fitore e shqiptarëve.

    Ai pranoi se në draft-marrëveshjen që ai ka pasur me vete në qershor, para se të tërhiqej për të shkuar në Gjykatën Speciale, ka qenë e shkuar edhe e ashtuquajtura pika 10.

    “Kemi kërkuar që gjërat të lëvizin me dinamikën e SHBA dhe kjo ndodhi. Kemi pas skepticizëm se nuk po merren vendimet e duhura. Ajo që është me rëndësi është se ndodhi nën udhëheqjen e Trump dhe në Uashington.” tha Hashim Thaçi.

    I pyetur pse pjesë e marrëveshjes nuk është pika e 10, Thaçi ka deklaruar se “sepse Serbia nuk e ka pranuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!