×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi godet VV-në: Nëse s’do të ishte hedhur gaz në Kuvend, do të kishim liberalizim të vizave para 2 vitesh

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 22:32

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur edhe sonte akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.


    Ndërsa ka folur për liberalizimin e vizave, Thaçi ka thënë në Top Channel se nëse nuk do të hidhej gaz lotsjellës në Kuvend (duke aluduar në Vetëvendosjen), vizat do të hiqeshin para dy vitesh.

    “Është e drejtë që duhet të na bëhet kritikë. Në qoftë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat”, ka deklaruar Thaçi.

    Kujtojmë se është pikërisht Thaçi politikani i parë që dhënë premtimin për heqjen e vizave, dhe atë në vitin 2011, dhe disa herë pas kësaj, por që kosovarët edhe 9 vite nga ky premtim vazhdojnë të jenë të zioluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!