Është mbyllur takimi mes Shqipërisë dhe Lituanisë, i vlefshëm për raundin e dytë të UEFA Nations League.
Kuqezinjtë tanë bënë një sfidë për t’u harruar, duke u mposhtur me rezultatin 0-1. Për më tepër, kapiteni Elseid Hysaj u ndëshkua dhe me karton të kuq.
Reja zgjodhi të luajë sërish me skemën 3-5-2, edhe pse përballë kishim një rival shumë më të dobët në letër. Por, doli që rivali jo vetëm na mposhti, por dhuroi spektakël në Tiranë, duke luajtur tiki-taka dhe duke na dhënë leksione futbolli.
Goli i Lituanisë erdhi në minutën e 51-të, me anë të Kazlaukas, pas një gabimi të mesfushorit Gjasula.
Madje, miqtë rrezikuan dhe disa herë të tjera dhe nëse s’do të ishte për Strakoshën dhe për fatin disa herë në anën e kuqezinjve tanë, rezultati do të ishte edhe më i turpshë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.