Besa Shahini, ministre e Arsimit që prej dhjetorit 2018, duket se nuk do të vazhdojë edhe për shumë gjatë të mbajë këtë post.
Gjatë intervistës së dhënë për ‘Ilva Now’ në Euronews Albania, Shahini deklaroi se ka marrë vendimin që të largohet nga Shqipëria në përfundim të këtij mandati qeverisës dhe se ajo nuk do të përfshihet në fushatë elektorale.
”Dy gjëra janë të rëndësishme të ceken në këtë pikë. Unë tashmë kam njoftuar dehe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim dhe nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë pasi mua realisht më pëlqen edhe angazhimi polik dhe e adhuroj Shqipërinë”, tha Shahini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.