×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca thotë se Kosova është e ndarë për atë që kanë sy

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 23:42

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tani nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendoje thotë se Kosova është e ndarë, por detyra është se kush po e bashkon.


    Ai thotë se Kosova është ndarë në Mitrovicë, te Ura dhe se atje funksionojnë strukturat paralele serbe.

    “Kosova është e ndame, për lumin Ibër është e ndame, krejt institucionet e Serbisë i ke, me administratë, me lëshim të dokumenteve. Albin Kurti po menojka që po do me u nda, e ndame është për ata që kanë sy, detyra është kush po e bashkon, me vite duhet me punu, në Mitrovicë është nda, te ura qatje”, tha Konjufca në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa ka folur për marrëveshjen e 4 shtatorit, Konjufca ka thënë se beson se mos njohja e Kosovës nga Serbia në Uashington është heqja dorë më e madhe e shtetit.

    “Na ka pas lodhë Avdullah Hoti duke na thënë se po shkojmë vetëm për njohje. Kjo ka qenë heqja dorë më e madhe e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!