×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti sot në selinë e NATO-s, takohet me Stoltenbergun

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 9:11

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot gjatë ditës do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.


    Vetë Hoti njoftoi për këtë takim përmes një postimi në Facebook.

    “Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”.

    Shefi i qeverisë kosovare gjatë vizitës zyrtare në Bruksel është takuar me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Matthew Palmer.

    Ai po ashtu është takuar edhe me kryediplomatin europian Josep Borrell, si dhe më vonë gjatë ditës së djeshme është pritur nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP) Donald Tusk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!