Tre persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi që dyshohen që luanin bixhoz mbrëmë rreth orës 20:02.
Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit janë hasur në një lokal duke luajtur lojëra të fatit, me ç’rast pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë kontrollit të lokalit, Policia ka konfiskuar 316 euro para të gatshme, një shtëpizë e kompjuterit, një printer dhe 48 tiketa.
“Rr. Yjet e Erenikut, Gjakovë 07.09.2020 – 20:02. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti janë hasur në një lokal duke luajtur lojëra të fatit (bixhoz). Janë konfiskuar 316.05 euro para të gatshme, një shtëpizë, një printer dhe 48 tiketa. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar (pronari i lokalit) është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë (klient) janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.