Të premten në Washington Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje ekonomike në prani edhe të presidentit Trump.
Një foto e Vuçiqit pas nënshkrimit të marrëveshjes e ku shihej i ulur përballë Trumpit në karrige mori kritika të shumta.
Është zëdhënësja e MPJ-së së Rusisë, Maria Zakharova përmes një postimi e përqeshi presidentin serb për mënyrë se si ishte ulur para Trumpit. Por, presidentit serb i ka dalë në mbrojtje Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.
“Madhësia e një njeriu nuk matet nga madhësia e karriges në të cilën ai ulet ose nga madhësia e forcës në emrin e të cilit ai flet, por nga madhësia e guximit për të mbrojtur popullin e tij dhe miqtë e popullit të tij në çdo karrige ”, kishte shkruar Vulin.
Kujtojmë se Zakharova ka kërkuar falje për postimin e bër, në të cilin ajo krahasoi foton e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në një takim me presidentin amerikan Donald Trump me një skenë nga filmi “Basic instinct”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.