×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu godet Osmanin: Nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 13:06

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thumbuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliu ka thënë se në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu sipas tij nuk mbahet mend kërcimi i të parit të Parlamentit në parti tjera.

    Ky reagim i tij vjen pas deklaratave të Vjosa Osmanit, e cila dje para medieve ka thënë se rrugët me LDK-në janë ndarë ditën kur kanë vendosur që ta përjashtojnë.

    Sipas saj, me LDK-në ka përfunduar gjithçka dhe ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

    Postimi i plotë i Veliut: 

    Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak!
    Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera! /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!