×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti takohet me Komisionierin e BE-së për Zgjerim, kërkon përmbylljen e çështjes së vizave

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 14:56

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me Komisionierin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.


    Hoti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka shtruar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, pasi që sipas tij janë përmbushur të gjitha kriteret e parapara, shkruan Reporteri.net.

    Hoti e ka njoftuar komisionerin Varhelyi edhe për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Uashington.

    Po ashtu kryeministri në emër të Qeverisë ka falënderuar institucionet e BE-së për mbështetjen financiare dhe teknike që i kanë dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë.

    Ky është postimi i plotë i Hotit:

    Sot në Bruksel e takova Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend.

    Me këtë rast, e njoftova komisionerin Varhelyi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në veçanti në menaxhimin e situatës së krijuar me COVID 19, për masat që janë ndërmarrë dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Në emër të qeverisë, i kam falënderuar institucionet e BE-së për mbështetjen financiare dhe teknike që i kanë dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë.

    Edhe një herë, kam shtruar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, pasi që janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara.

    Po ashtu, biseduam edhe për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të nënshkruar në Uashington më 4 shtator, e cila paraqet një akt të vullnetit të mirë për të ecur më tej drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të dy vendeve, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke.

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3623581791036482?__xts__%5B0%5D=68.ARCCzert0fuTu83NeXuqLaSl4VgLIpoPiyu6sPbjsVEApdOAmIxC2mNqSpmVrcHjdEHhHJIXivbEyAtSEljHf1itQu9QrgbxTvq2pAECccGO6s2naEASuAhl2TFPDvXf3Y8Z7xaqUMFEskmBlMtOiFrDTq68b3i6Tojq15ZfKIuMuaot2Sx31gMOk7u_WJLW9y5it20x9Yp5ITtRQ9ujxVeIPhNw728VFOiXVOQaQP3_xfeC1_vSaJdCdltuX4Ir5YogGJkgTGF4R5hva_3U28nWX9pCifP1DutJawd02hPKeAP2dfxU47NeYAKr8K89L1NeorWHxTRv8pJuNX3v0ipRYQ&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!