×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarret në Kaliforni djegin 800 mijë hektar

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 15:28

    Zjarret në shtetin e Kalifornisë kanë djegur një sipërfaqe rekord prej gati 800 mijë hektarë dhe nuk po mund të kontrollohen.


    Departamenti lokal i Pyjeve dhe i Mbrojtjes nga Zjarri njoftoi mobilizimin e afro 15 mijë zjarrfikësve në 23 vatra masive zjarri të përhapura anembanë shtetit më të populluar amerikan.

    Deri tani flakët u kanë marrë jetën të paktën 7 banorëve, kanë shkaktuar mbi 7 mijë incidente dhe kanë shkrumbuar gati 4 mijë godina.
    Qytetarët në zonat më të thella u urdhëruan të evakuojnë banesat ndërsa një valë të nxehti përshkoi jugun e vendit.
    Mbingarkesa e rrjetit nga përdorimi i kondicionerëve shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike.

    Në qendrën e Los-Anxhelesit, termometri arriti 44 gradë Celsius pas afshit të nxehtë rekord prej 49,4 gradë Celsius ditën e diel në lagjen me kodra, ndërsa në San-Francisko u shënua vlera ditore prej 37,7 gradë Celsius, apo 5 gradë mbi rekordin e mëparshëm.

    Që prej 15 gushtit, në Kaliforni janë raportuar rreth 1 mijë vatra zjarri, të ndezura shpesh nga vetëtimat.

    Ndërkohë një aparat piroteknik për prodhimin e tymit u bë në fundjavë shkak për krijimin e një vatre të re aksidentale në San-Bernardino gjatë një feste familjare.

    Autoritetet kaliforniane kanë paralajmëruar se shkaktarët e zjarreve do të mbajnë përgjegjësi financiare dhe penale, ndërkohë që në pesë krahina janë bllokuar hyrje daljet rrugore dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!