Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, u ka thënë drejtuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ta mbyllin gojën.
Ai e bëri këtë deklaratë në Twitter pasi Dega e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Republikën Çeke i kritikoi autoritetet e shëndetit publik në këtë vend pas raportimeve se ato po e shqyrtojnë zvogëlimin e numrit të testimeve dhe pakësimin e përcjelljes së kontakteve.
“Sapo e lexova atë që e ka publikuar OBSh-ja. Kjo është e njëjta OBSh që nuk rekomandonte përdorim të maskave dhe as nuk e dinte se kjo është një pandemi. Sipas mendimit tim, ata duhet t’i mbajnë gojët të mbyllura”, shkroi Babis në rrjetin social.
“Dhe për mediet çeke, të cilat vazhdimisht kritikojnë dhe shkruajnë se ne po dështojmë për ta kontrolluar situatën, këtu janë statistikat e vdekjeve në Evropë për milion banorë. Ne vërtet poi a dalim shumë mirë”, thuhet më tej në statusin e kryeministrit çek, ku shihej edhe një tabelë.
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, tha se është ende shumë herët për t’i kritikuar planet e qeverisë, të cilat ende nuk janë publikuar. Ai shtoi se nuk ka plane për ta braktisur përcjelljen e kontakteve, por thjesht për ta bërë këtë proces më efektiv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.