×
  • Lajme
  • Botë

    Ballkani kryeson listën për raste me Covid-19 në Evropë

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 20:52

    7 vendet e Ballkanit kanë numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit në Evropë.


    Konfirmimi vjen nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve në një raport të publikuar nga media “Balkan Insight”. Mali i Zi është shteti me nivelin më të lartë të përhapjes dhe regjistron 179 raste për 100 mijë banorë. Kosova renditet në vendin e pestë pas Bosnjes, Francës dhe Luksemburgut.

    Ndërsa Shqipëria është në fund të listës, pas Maqedonisë së Veriut dhe raporton 64 raste me Covid-19 për 100 mijë banorë në dy javët e fundit. Mesatarja aktuale e përhapjes së koronavirusit në Europë është 42 të infektuar për 100 mijë banorë. Të vetmet shtete të Ballkanit poshtë këtij niveli janë Serbia dhe Bullgaria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!