×
  • Sport
  • Sport

    Jo vetëm Gjokoviq, goditja me top që i shkaktoi vdekjen arbitrit

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 22:33

    Skualifikimi i Novak Gjokoviq nga US Open pasi goditi me top (pa dashje) një nga gjyqtaret e vijës shkaktoi shumë bujë në botën e tenisit.


    Por, një incident i tillë nuk ka ndodhur për herë të parë me serbin. Në historinë e këtij sporti, ka disa episode që kanë përfunduar edhe në tragjedi.

    Në vitin 1983, arbitri 60-vjeçar Dicks Wertheimer, gjatë finales së të rinjve në US Open mes

    Stefan Edberg dhe Simon Youl, u godit me top në organin gjenital pas një shërbimi shumë të fortë dhe të gabuar. Goditja e rrëzoi nga karrigia e lartë ku qëndron arbitri kryesor dhe Wertheimer goditi kokën në rënie.

    Goditja e fortë i shkaktoi vdekjen disa ditë më pas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!