Një vajzë 19-vjeçare me coronavirus është përdhunuar në Indi nga shoferi i ambulancës që po e dërgonte në spital.
Sipas “Indian Express”, ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në distriktin Pathanamhitta të Keralës.
Shoferi i ambulancës kishte marrë të renë dhe një grua tjetër për t’i dërguar në spital. Pasi la gruan në qendrën mjekësore përkatëse, shoferi vijoi rrugën për në spitalin tjetër ku duhet të dërgonte 19-vjeçaren, por abuzoi seksualisht me të përpara se ta linte në spital.
Aty, e reja tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe shoferi u arrestua.
Sakaq, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, India është tashmë vendi i dytë me më shumë raste të koronavirusit me 4,284,103 dhe i treti me numrin e jetëve të humbura, 72,843 vdekje për shkak të pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.