Flakët kanë përfshirë kampin, Moria në ishullin e Lesbos. Ai është një nga kampet me numrin më të madh të migrantëve në Greqi.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën 25 zjarrfikës me 10 pajisje të cilët luftuan me flakët.
Nuk pati raportime mbi viktima dhe migrantët u detyruan të evakuoheshin menjëherë.
Sipas autoriteteve shkaku i zjarrit ende mbetet i paqartë dhe ata janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.
Erërat e forta nuk kanë favorizuar zjarrfikësit pasi janë ndezur dhe dy zjarre të tjera në ishull.
Moria është shtëpia e gati 13.000 njerëzve, më shumë se katërfishi i numrit që mund të mbajë zyrtarisht.
Zëvendësguvernatori i Lesbos Aris Hatzikomninos gjatë një njoftimi të bërë për një radio lokale të vendit njoftoi se kampi ishte shkatëruar plotësisht.
https://www.youtube.com/watch?v=1Upc-VvrqDI&feature=emb_title
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.