×
  • Sport
  • Sport

    Tonali arrin në Milano, sot kryen testet mjekësore

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 8:30

    Gati dy javë pas arritjes së marrëveshjes, Sandro Tonali më në fund do të vishet kuq e zi.


    Mesfushori italian gjatë ditës së sotme do të qëndroj në Milano për t’i kryer testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruaj kontratë me Milanin, shkruan Indeksonline.

    Tonali u bashkua me skuadrën e Piolit nga Brescia në një formulë të komplikuar transferimi.

    Rosonerët do të paguajnë 10 milionë për huazim një vjeçar me të drejtë blerje për 15 milionë të tjerë në fund të sezonit.

    Brescia gjithashtu do të fitoj 10 milionë euro në formë të bonuseve në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

    21 vjeçari do të jetë lojtari kyç në mesfushën e Milanit së bashku me Bennacer

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!