×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet shtyllën elektrike, shoferi ikën nga vendi i aksidentit

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 9:21

    Një aksident trafiku është shkaktuar mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, pranë rrethrrotullimit në drejtim të stacionit të autobusëve.


    Shoferi me veturën ka humbur drejtimin dhe e ka goditur shtyllën elektrike duke e çarë atë, e duke ikur nga vendi i ngjarjes më pas.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, shkruan jepi zë.

    Pranë kësaj shtylle të drurit gjendet hyrja për në shkollën “Abdullah Shabani”, dhe kjo gjendje paraqet rrezik për kalimtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!