×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci e VV-së: Cicërimat e zyrtarëve amerikanë duhet t’i shohim me shqetësim, marrëveshja bombë e kurdisur

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 11:35

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka “goditur”, emisarin amerikan, Richard Grenell pasi ky i fundit dje tha se Albin Kurti çdo here është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Ndonëse nuk e përmendi me emër, duke aluduar në Grenellin, ajo tha se deklaratat e zyrtarëve amerikanë pas marrëveshjes duhet parë me shqetësim.

    “Cicërimat në Twitter të zyrtarëve amerikanë sidomos pas kësaj marrëveshje do të duhej të ishin sot shqetësim për secilin prej nesh. Është kjo marrëveshje e cila hapë temat të cilat ngjajnë në një bombë të kurdisur edhe për të ardhmen”, tha Nagavci në konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se nuk ka shqiptarë që nuk është mirënjohës për kontributin e Amerikës në shtet formimin dhe shtetndërtimin e Kosovës dhe këtë sipas saj e ka bërë edhe Kurti. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!