Vetëm disa javë pasi ndihmoi për të ndërmjetësuar paqen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021.
Emërimi i Trumpit për këtë çmim vjen Christian Tybring-Gjedde, deputet i Parlamentit Norvegjez, i cili përgëzoi presidentin amerikan për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve të zgjatura në të gjithë botën, transmeton Reporteri.
“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes”, tha ai për Fox News.
Doanld Trump edhe gjatë vitit 2018 është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe nga dy politikanë norvegjez pas takimit të tij historik me Kim Jong Un./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.