Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj së fundmi në një intervistë i ka quajtur “zagarë” gazetarët që kanë raportuar nga Washingtoni, duke thënë se shumë prej tyre janë mercenarë që “me një kaçik të sulmojnë”.
Ndaj këtyre deklaratave të Haradinajt kanë reaguar jo vetëm gazetarët në Kosovë, por edhe më gjerë.
Rrjeti Global i lirisë së Mediave ka dënuar deklaratën e Haradinajt drejtuar gazetarëve.
“IPI i bashkohet AGK-së në dënimin e gjuhës denigruese e përdorur për të sulmuar gazetarët kritik nga ish-kryeministri Haradinaj. Gjatë një debati, ai i quajti gazetarët “zagarë” dhe “mercenarë””, thuhet në reagim.
https://twitter.com/globalfreemedia/status/1303637430143201281?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1303637430143201281%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fi-quajti-zagare-gazetaret-rrjeti-global-per-lirine-e-medias-i-reagon-haradinajt%2F
Ndaj deklaratave të Haradinajt, dje reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
AGK ka thënë se është shqetësues fakti që gazetarët ende janë pre e linçimeve të tilla, sidomos kur ato vijnë nga një ish-kryeministër. /Reporteri.net