×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet koalicioni për Qeverinë e re në Mal të Zi, zotohen se nuk do të tërheqin njohjen e Kosovës

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 13:00

    Krerët e tre koalicioneve që fituan shumicën e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi nënshkruan një marrëveshje mbi parimet e qeverisë së re malazeze.


    Në marrëveshjen që nënshkruan, liderët e “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, udhëheqësi i koalicionit “Paqja është kombi ynë”,  Aleksa Beçiq dhe udhëheqësi i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, ndër të tjera, u zotuan se qeveria e re nuk do të fillojë asnjë iniciativë ose veprim për të ndryshuar flamurin shtetëror, stemën dhe himnin, shkruajnë mediat malazeze, transmeton Reporteri.

    Marrëveshja thotë se qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të zbatojë shpejt, plotësisht dhe me përkushtim të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE.

    Gjithashtu, krerët e tri partive zotohen se qeveria e re nuk do të fillojë asnjë procedurë për për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    Marrëveshja u hartua në anglisht dhe gjermanisht. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!