Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se sot ka numër shumë të vogël të rasteve të reja me COVID-19, megjithëse nuk dha të dhëna të sakta.
Zemaj tha se megjithëse situata po shkon drejtë përmirësimit, nuk duhet të kemi komoditet dhe të lirohemi shumë.
“Sot kemi, thënë kushtimisht numrin më të madh të rënies së rasteve, po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor, por kjo nuk duhet të na lejoj komoditetin që të lirohemi e të shkojmë një nivel tjetër. Ajo çfarë po bëj unë bashkë me profesionistët e tjerë, ku dje kam takuar të gjithë akterët që janë të përfshirë dhe do të dalim me konkluzione dhe rekomandime se si të ecim më tutje”, tha Zemaj.
Ai u shpreh po ashtu se, pavarësisht presionit nga të gjitha anët, me rëndësi për ta është ruajtja e shëndetit të qytetarëve.
“Pavarësisht presionit, apo interesave të domosdoshme të gastronomisë, afaristëve, sportistëve dhe të tjerëve, për mua dhe Ministrinë e Shëndetësisë e rëndësishme është ruajtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve”, u shpreh Zemaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.