×
  • Sport
  • Sport

    Pamje nga paraqitje mbresëlënëse e Ronaldos kundër Suedisë

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 14:04

    E marta mbrëma ishte një tjetër natë historike për Cristiano Ronaldon në karrierën e tij të jashtëzakonshme.


    Sulmuesi i Juventusit e shënoi golin e 100-të dhe atë të 101-të për ekipin kombëtar të Portugalisë, në fitoren 2:0 kundër Suedisë në Ligën e Kombeve, transmeton Express.

    Të dy golat e tij ishte të jashtëzakonshëm dhe të rrallë.

    Me këto dy gola, ai u bë vetëm futbollisti i dytë në botë që i shënon 100 apo më tepër gola për Kombëtaren.

    Goli i tij i 100-të erdhi nga gjuajtja e lirë. Kjo goditje e përkryer.

    Ndërsa ai i 101-ti ishte po aq mahnitës, një goditje nga jashtë zonës me një teknikë të përkryer në cepin e portës së portierit suedez.

    Ronaldo tani ngel vetëm tetë gola larg Ali Daei, i cili është i pari më 109 gola të shënuara për Kombëtaren e Iranit.

    Një video nga paraqitje e tij mbrëmë, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon sa mbresëlënës ishte ai.

    Sa për t’jua kujtuar, Ronaldo është 35-vjeçar dhe kishte një muaj pa luajtur deri para kësaj ndeshjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!