Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, ka paralajmër Qeverinë se ka kohë deri më datë 15 shtator, për të lëshuar 300 euro shtesë për zyrtarët policorë, në të kundërtën sipas tij, nga data 16 shtator, do të ketë protesta.
“Nëse Qeveria e Kosovës nuk përgjigjet deri në datën 15 të këtij muaji, Këshilli Drejtues i Policisë së Kosovës, me datë 16 do të mblidhet dhe do të ndërmerr hapa konkret për mbajtjen e protestës”, ka thënë ai.
Me Policinë e Kosovës, nuk është marr as Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe kryeministri Avdullah Hoti.
Tasholli theksoi se me të njëjtit nuk ka arritur që të zhvillojë asnjë takim.
“Ne kemi bërë tri kërkesa të takohemi me ministrin dhe fillimisht nuk ka pasur kohë që të na pranojë. fizikisht kam qenë edhe vet 4 herë dhe ka qenë gjithmonë i zënë. Një periudhë kam qenë në pushim dhe ai ka pranuar një delegacion me ndërmjetësimin e dikujt tjetër dhe ka pranuar bisedën. Ka premtuar por realizim nuk ka. Ndërsa kryeministri Hoti, as nuk është përgjigjur”, ka deklaruar ai.