×
  • Sport
  • Sport

    Komentatori malazez çmend serbët, feston golin e Beqirajt me këngën kroate ku theksohet vrasja e serbëve

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 15:14

    Komentatori malazez, Milutin Grgur iu gëzua fitores së ekipit kombëtar të Malit të Zi në përballje me Luksemburgun.


    Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, i cili e shënoi golin vendimtar në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton Reporteri.

    Komentatori Milutin Grgur gëzimin pas golit të vetëm në këtë ndeshje e shprehu me një këngë të ustashëve, e cila në Serbi njihet si këngë famëkeqe e ku përmendet vdekja e serbëve.

    “Këtu është agimi, këtu është dita, këtu është kapiteni Beqiraj”, dëgjohet duke thënë komentatori në minutën e 93-të të lojës.

    Pikërisht me këto fjalë, natyrisht me personazhe të tjerë fillon himni i famshëm i ustashëve, në të cilin festohet vrasja e serbëve.

    E kjo ka ngjallur reagime të shumta në Serbi ku mediat atje e kanë quajtur skandaloz një veprim të tillë të komentatorit malazez. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!