Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë po e konsideron si hap të madh drejt marrëveshjes finale, që sipas tij do të përfundojë me njohje reciproke.
Në mbledhjen e sotme qeveritare, Hoti tha se kjo marrëveshje fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Ai paralajmëroi investime një miliardëshe në Kosovë nga kjo marrëveshje për normalizim ekonomik që ndodhi në Washington.
“Ne kemi arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja është hap i madh drejt marrëveshjes finale që të përfundon me njohje reciproke. Mbi 1 miliardë euro investime do të përfshihen në hekurudhën Prishtinë-Merdar, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme , rrjeti shpërndarës i gazit .Kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetin e Kosovës”, tha Hoti në mbeldhjen e Qeverisë.
Mbledhja e qeverisë është duke vazhduar, derisa kanë 13 pika në rend të ditës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.