×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Takimet me palën serbe në Bruksel ishin për të draftuar marrëveshjen përfundimtare

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 15:53

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë të arritur në Washington po e konsideron si hap të madh drejt marrëveshjes finale, që sipas tij do të përfundojë me njohje reciproke.


    Ai ka folur edhe për takimet e nivelit të lartë në Bruksel derisa ka thënë se ato takime janë mbajtë për të draftuar marrëveshjen përfundimtare, shkruan Reporteri.

    Hoti po ashti ka thënë se në asnjë tavolinë dhe asnjëherë nuk bisedohet për integritetin territorial të Kosovës.

    “Në Bruksel është mbajtë takimi i nivelit të lartë për të draftuar marrëveshjen përfundimtare. Nuk bisedohet në asnjë tavolinë për integritetin territorial. Bisedohet vetëm për njohje reciproke”, u shpreh Hoti.

    Ai ka përsëritur se marrëveshja përfundimtare do të arrihet në koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-të.

    Në këtë konferencë, ndër të tjera Hoti paralajmëroi se nga marrëveshja e arritur në Washington, Kosova do të përfitojë investime miliardëshe.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!