Para disa netësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një debat televiziv i kishte quajtur gazetarët “zagarë”.
Këtë çështje e ka komentuar zëvendësi i tij në AAK, Ardian Gjini.
Gjini tha se nuk është dashur që Haradinaj ta përdorte këtë fjali.
“Me siguri edhe këto dalin prej stresit. Unë e di që kryetari Haradinaj ka respekt për një numër të madh të gazetarëve. Ai e ka dëshmuar edhe me sjell. Unë po i jap të drejtë vetës të them se nuk ka qenë dashur të përdorët ajo fjalë”, tha Gjini në Klan Kosovë.
Mirëpo ai theksoi se edhe gazetarët duhet ta shohin vetën si pjesë të Kosovës.
“Nganjëherë ne e gjuajmë vetën në këmbë e qëllojmë vetën në këmbë. Unë e di që gazetarët kanë të drejtë të shkruajnë edhe jemi shumë më përpara se gazetarët e rajonit me lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe me gazetarinë. Ne e kemi ndjenjën se edhe gazetarët duhet ta shohin vetën si pjesë e Kosovës. Ndoshta është përshtypje e gabuar. Në të shumtën e rasteve e shohin. E di që është e kontestueshme. Numri dy i Aleancës shtoi se ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka pasur gjithmonë respekt për gazetarët edhe kur ata e kanë sulmuar atë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.