Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar sot masa të reja kundër coronavirusit që mund të jenë në fuqi për së paku 6 muaj. Kjo për shkak të rritjes së ndjeshme të rasteve, ndërkohë që shefi kryesor mjekësor në Britani Chris Whitty e drejtoi gishtin tek gjenerata e re si përhapësit më të mëdhenj të virusit.
Në konferencën e parë për shtyp që nga muaji korrik, kryeministri britanik tha se numri i të infektuarve që javën e kaluar nuk i la zgjidhje tjetër përveçse ti shtrëngonte masat e bllokimit për të herë të parë që nga muaji mars.
Ne duhet të veprojmë, tha ai!
Një nga rregullat është se nuk do të lejohen më shumë se 6 persona që të qëndrojnë së bashku. Kryeministri tha se përveç vaksinës e vetmja mënyrë për të festuar jashtë Krishtlindjet nën dritën e Hënës është testimi masiv për gjithë popullatën, por që të arrihet kjo ai theksoi: Duhet të bashkëveprojmë dhe të tregojmë kujdes të gjithë!
Me një lutje të drejtpërdrejtë për të rinjtë, Johnson tha se duhet të sillen me përgjegjësi për hir të prindërve dhe të gjyshërve.
Sipas ekspertit Whitty, infeksioni po rritet mes 17-21 vjeçarëve njëjtë si në Francë dhe kjo e ka alarmuar pasi me këto ritme situata mund të jetë e rrezikshme deri në pranverë. Ai shtoi se numri R që tregon transmetueshmërinë është rritur mbi 1.
Sipas rregullave të reja:
-Nëse mblidhen më shumë se 6 persona, do të gjobiten me 100 paund, nëse e përsërit me 3200 paund dhe nëse ndodhë sërish do arrestohen.
-Vetëm shkollat, vendet e punës dhe një numër i kufizuar i vendeve të tjera do të përjashtohen nga vendimi që prek kryesisht baret dhe restorantet, por edhe ambientet publike si parqet.
– Johnson tha se i vinte keq që familjet e mëdha nuk do të ishin në gjendje të takoheshin nëse jetojnë larg për shkak të rregullit të mos lejimit të qëndrimit 6 persona bashkë jashtë: “Por si kryeministri juaj unë duhet të bëj atë që duhet për të ndaluar përhapjen e virusit.”
-Klubet dhe restorantet, do detyrohen të marrin të dhënat e gjithë klientëve në rast se del pozitiv pasi duhet të gjurmohen dhe kontaktet.
-Do të rishikohet me kujdes vendimi për rikthimin e teatrove dhe eventeve në stadium.
-Pasagjerët që udhëtojnë në Britani do të duhet të plotësojnë një formular me detaje para se të nisen, ndërsa Forca Kufitare do të rrisë përpjekjet për të siguruar dhe informuar mbi rregullat e karantinës.
– Disa lokale apo bar kafene do kenë orar të reduktuar hapjeje dhe mbyllje. Në disa zona kërkohet që të mbahen mbyllur nga ora 10 e darkës deri në orën 5 të mëngjesit.
-Policët do të shpërndahen në terren për të garantuar distancimin social, kryesisht në qendrat më të banuara të qyteteve britanike.