×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti “frikësohet” se Haradinaj po e rrëzon nga pushteti, e merr në Bruksel zëvendësin e tij nga AAK

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 9:09

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel do të udhëtojë bashkë me zëvendësin e tij në qeveri, Besnik Tahirin.


    Ky i fundit e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi në Twitter, teksa ka thënë se sot do ta kenë një ditë të ngjeshur me takime.

    “Sot bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do ta kemi një ditë të zënë në Bruksel me takime në grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian të organizuar nga Lukas Mandl nga EPP. Do të takohemi me Davidd Sassolin, president i Parlamentit Evropian, teksa më vonë do të kemi një prezenim të udhëhequr nga David Mcallister”, ka shkruar Tahiri, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se ditëve të fundit Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Hoti për lënie anash dhe mos-transparencë për takimet e zhvilluara në Bruksel, duke paralajmëruar daljen nga koalicioni. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!