×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari akuzon mjekun e QKUK-së se i mbyti familjaren, policia nis hetimet

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 10:16

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka paditur mjekun në QKUK pasi që sipas tij nuk e ka trajtuar si duhet një paciente dhe si pasojë ka ardhur deri te vdekja e saj.


    Rasti ka ndodhur të mërkurën në Qendrën Klinikë Universitare, shkruan gazeta inFokus.

    Policia ka nisur hetimet dhe trupit të pajetë do ti bëhet obduksioni.

    “Një mashkull kosovar ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ku sipas tij si pasojë ka ardhur deri te vdekja e te ndjerës viktimë femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!