×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Problemet me pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtari Artur Gaxha

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 10:47

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Gaxha.


    Nw seancën dëgjimore të 4 shtatorit, KPK konstatoi se gjyqtari nuk justifikonte burimin e ligjshëm të një pjese të pasurisë.

    Gaxha kishte në pronësi një apartament në Tiranë 124,8 m2 të cilin ai kishte deklaruar se ia kishte blerë babait të bashkëshortes në vlerën 1 milion lekë.

    Në lidhje me çmimin e ulët, Gaxha është shprehur se ai ka qenë i tillë për shkak të marrëdhënies baba-bijë.

    Gjyqtari kishte blerë një tjetër apartament 180 m2 në Tiranë, në vlerën 200 mijë euro.

    Si burim pasurie, ai kishte deklaruar 120 mijë euro kredi.

    40 mijë euro nga shitja e një apartamenti në Golem, 1,5 milionë lekë nga shitja e autoveturës dhe kursime.

    KPK u shpreh se në 2010 gjyqtari nuk kishte deklaruar burimin e shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.

    Gaxha zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe nje tokë arë në Mjull Bathore, 900 m2, të cilat kishin si burim shitjen e një apartamenti por sipas KPK-së pagesa nuk është bërë përmes llogarisë bankare të noterit.

    Gjithashtu, gjyqtari ka deklaruar fitimin e 84 mijë dollarëve nga një llotari në vitin 2006.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!