×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I moshuari frikë për shëndetin e nipit nga coronavirusi: Kam 4 muaj që nuk e kam parë

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 12:15

    10 të dënuar në Burgun e Drenovës kanë rezultuar të infektuar me koronavirus ndërsa 2 prej tyre kanë humbur jetën.


    Një 74-vjeçar dhe një 47-vjeçar të cilët kanë qenë shokë qelie, besohet se i moshuari të jetë burimi i përhapjes së koronavirusit në këtë institucion por ndoshta edhe në spitalin e Korçës pasi sipas raportimeve i moshuari është transportuar fillimisht në spitalin Korçës dhe më pas tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

    Ndërkaq Institucioni i është nënshtruar dezinfektimit dhe shtimit të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

    Familjarët janë ndaluar të kryejnë takime fizike me të afërmit e tyre në ambientet e burgut, ata janë lejuar të flasin vetëm online, përmes skype-s.

    Kështu ka ndodhur edhe me Dhimitraq Janin, i cili ka nipin që vuan dënimin në burgun e Drenovës.

    I shqetësuar nga lajmet që ka dëgjuar në media, Jani është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e burgut për të mësuar më shumë për të afërmin e tij për të cilin shprehet se ka 4 muaj pa e parë.

    “Kam ardhur për nipin, ka hyrë brenda për një çështje sherri, plagosi me thikë dikë. Sot erdha për ta takuar por nuk më lanë të futem, nuk i dija rregullat. Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në skype, po ku di unë. Unë jam 85 vjeç. Këtu erdha se i solla ca gjëra nipit. Nuk vij dot ta takoj. Frikë kemi shumë por ishallah nuk ndodh gjë, ndaj erdha ta takoj”, shprehet ai për mikrofonin e ABC News me gazetaren Ledjona Xheladinaj.

    Jani tregon se nipi është dënuar pasi ka kryer një plagosje.

    Në fakt nipi 20-vjeçar, i 85-vjeçarit, ka plagosur me thikë në maj të këtij viti, tezen dhe bashkëshortin e saj, pas një konflikti në banesën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!