Vedat Muriqi te Lazio, tashmë është punë e krye, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje burokratike të zgjidhen.
Sulmuesi i Kosovës është ende në Turqi, ndërsa dje ka drekuar me agjentin e tij Haluk Canatar dhe disa personalitete turke.
Stafi i Muriqit po punon për detajet e fundit burokratike, pasi aktualisht udhëtimi nga Turqia për në Itali është i mundur vetëm për çështje biznesi.
Muriqi nuk është shtetas i BE-së dhe për të zbritur në Romë ai duhet të ketë një test 48 orësh para se të fluturojë, shkruan Corriere dello Sport, transmeton telegrafi.
Ka gjasa që udhëtimi të bëhet sot pasdite vonë, gjë që pritet konfirmimi.
Marrëveshja mes Laizos dhe Fenerbahces është mbyllur para disa ditësh për 18 milionë euro, plus dy milionë euro bonuse. Lojtari do të fitojë 2.2 milionë euro dhe do të ketë bonuse.
Pas mbërritjes në Romë, ai do të duhet të kthehet në Turqi për të marrë vizën.
Trajneri Simone Inzaghi shpreson ta ketë në stërvitje sa më shpejt sulmuesin, pasi Lazio e starton kampionatin me 26 shtator ndaj Cagliarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.