Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka shkuar sot për vizitë te kreu i Nismës, Fatmir Limaj. Kanë folur për zhvillimet e fundit në vend dhe për forcimin e drejtësisë.
Zyra për Media e Nismës njofton se me shefin e Eulexit, Liimaj ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
Në këtë takim, sipas Nismës, Limaj vlerësoi kontributin e EULEX-it jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë.
Kreu I Nismës theksoi rëndësinë që ky mision të vazhdoj të ndihmoj edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, vecanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.
Në anën tjetër, Lars-Gunnar Wigemark u zotua se se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdoj të mbështes Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.