Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka qëndruar sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin rajonal, në veçanti gjatë menaxhimit të pandemisë Cpvid-19.
Në takim ndër të tjera është shqyrtuar edhe për hapjen e kufijve pa kushte.
Zemaj ka thënë se për këtë çështje mund të merret vendim në ditët në vijim, shkruan Reporteri.
“Jemi dakorduar për grupe të përbashkëta pune, për thellimin e bashkëpunimit si fushën e specializimeve dhe subspecializimeve dhe trajnimet e profesionistëve shëndetësorë të dy shteteve.Gjithashtu, biseduam edhe për vlerësimet dhe vendimet e përbashkëta rreth lehtësimit të kalimeve kufitare për çka dy qeveritë mund të vendosin ditët në vijim”, ka thënë ministri Zemaj.
Kujtojmë se ditëve të fundit numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ka shënuar rënie por megjithatë numri i viktimave vazhdon të mbetet alarmant. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.