×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Kurtit harron ku është toka e bukës: Thotë se po të mos ishte VV-ja, Kosova do të ndahej në Washington

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 15:50

    Driton Tali, këshilltari i ish kryeministrit Kurti, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ka shfrytëzuar marrëveshjen e arritur në Washington për të lypë votat e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.


    Ai ka deklaruar se Vetëvendosje e ka shpëtuar Kosovën nga ndarja në Washington – duke e goditur kësisoj edhe më keq pozicionin e ShBA-ve në vendin tonë, vend aleat ky që e ka mohuar se e ka konsideruar seriozisht një çështje të tillë.

    Sipas tij, ShBA-ja do të propozonte një marrëveshje të tillë, e cila do të nënshkruhej nga kryeministri Hoti, e do të mbështetej edhe nga Thaçi e Haradinaj.

    Tali ka deklaruar se kjo parti politike, Vetëvendosje, po të kishte më shumë vota – 51% – do të mund të bënte punë më të mëdha për vendin.

    Në fakt, të ashtuquajturën “ndarje të Kosovës” kishte pretenduar se e kishte ndaluar edhe Ramush Haradinaj me taksën e vendosur në fund të vitit 2018, e cila çoi në ndaljen e dialogut me Serbinë.

    Statusi i plotë: 

    Diçka për “thikat në Shtëpinë e Bardhë”.

    Po mos të ishte LV, e cila e kundërshtoi kategorikisht ndarjen e Kosovës (korrigjimin e kufijve, komunat e Rankoviçit, bashkimin e Luginës… quane si të doni) dhe fakti se LV doli e para në zgjedhje, tashmë “Komisioni për Delimitim, Korrigjim, Bashkimin e Luginës…” do të ishte në vlugun e punës.

    Cilado nga “kushtet” e lartëpërmendura të mos ishte, pra sikur LV të mos ishte në skenë dhe sikur ajo t’i kishte fituar të themi 10% të votave, sot do të flisnim për “sa territor Kosova do të humbas”.

    Sa për këto partitë dhe liderët tjerë, që po krekosen si “gjeli në maje t’plehut” Zoti na lashtë shnoshë.

    Hashimi e inicoi, Ramushi do t’ia bënte si me Demarkacionin me Malin e Zi, e Dulla do të na tregonte përralla qysh “ishte kërkesë e presidentit Trump”.

    Pra qytetarë të dashur që doni mos me ra në këso situata më: votone LV!

    Me 26.27% të votave shih sa punën e bëmë.

    Po i morrëm 51% të votave padyshim se shumë shpejtë një Kosovë krejt tjetër do ta kemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!