Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka folur për herë të parë pas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ku Izraeli ishte një nga temat në marrëveshje.
“Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është shumë pozitive, pasi mund të zgjidh probleme që ekzistojnë në Ballkan prej shumë vitesh. Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim atë. Fakti që Izraeli është pjesë e saj është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne, sepse të dy vendet, Kosova dhe Serbia, premtuan, ndoshta dhe firmosën që Ambasada e tyre do të vendoset në Jerusalem. Në rastin e Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem dhe në rastin e Kosovës do ta hap ambasadën e saj në Jerusalem dhe për ne është një zhvillim shumë i rëndësishëm”, ka thënë ai në një intervistë për gazetarin e Vizion Plus Thimi Samarxhi.
I pyetur se kur pritet të ndodh njohja mes Izraelit dhe Kosovës, ai theksoi se ajo duhet të ndodh në javët e ardhshme.
“Do të jetë afër, ky është opinioni im, por ende nuk ka një datë”.
Diplomati izraelit në Shqipëri gjatë kësaj interviste potencoi se brenda një kohe të shkurtër Izraeli do të hap ambasadën në Prishtinë, por sipas tij që nuk do të ndodh menjëherë pas njohjes, për shkak të procedurave të Ministrisë së Jashtme.
I pyetur rreth asaj se nëse Ambasada e Tiranës mund të mbuloj dhe Kosovën deri në atë kohë, ai nuk e përjashton një opsion të tillë, madje e cilëson mesë të logjikshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.