156 është numri i personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë tregon se gjithsej u kryen 870 testime nga ku u zbuluan 156 të infektuarit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,
nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,
nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,
nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,
nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,
2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,
1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar
Për fat të keq kanë humbur jetën dy pacientë, një 83 vjeçar nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana, të cilët ishin shtruar në spital.
Ndërkaq, në dy spitalet Covid, janë të shtruar 188 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)
Testime totale 71280
Raste pozitive 10860
Raste të shëruara 6346
Raste Aktive 4190
Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2194
Durrës 483
Shkodër 338
Lezhë 239
Elbasan 192
Korçë 159
Fier 161
Vlorë 143
Kukës 121
Berat 79
Gjirokastër 39
Dibër 42