×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se sot në Bruksel pati takime për vizat, por nuk jep detaje

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 17:33

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot në Bruksel me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.


    Detaje për takimin ka thënë kryeministri përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

    Hoti ka shkruar se kreun e parlamentit evropian kanë diskutuar për situatën me pandeminë dhe menaxhimin e COVID 19.

    Megjithatë, sipas kryeministrit theksi i bisedës ka qenë te procesi i liberalizimit të vizave.

    Mirëpo kryeministri nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër rreth procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  ka paralajmëruar se do ta kenë një agjendë të ngjeshur me takime në Bruksel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!