×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot mjaft i nxehtë dy ditët e ardhshme

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 19:14

    Në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot shumë i nxehtë për këtë periudhë kohore.


    Prishtina Weather njofton se gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot mjaft i nxehtë, megjithatë përreth viseve malore pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, por që nuk parashihet të shoqërohen edhe me të reshura.

    Edhe të shtunën do të mbajë mot shumë i ngrohë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë.

    Prishtina Weather njofton se temperaturat mbesin të larta edhe gjatë javës së ardhshme.

    Ditën e hënë dhe të martë do të ketë vranësira kalimtare, e mundësitë më të mëdha për reshje lokale shfaqen në pjesën e dytë të javës.

    Parashikimi:

    10.09.2020 – Dy ditët e ardhshme vazhdon të mbajë mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Përreth viseve malore pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, por që nuk parashihet të shoqërohen edhe me të reshura.
    Temperaturat mbesin të larta edhe gjatë javës së ardhshme, megjithë një tendencë të rënies së lehtë. Ditën e hënë dhe të martë do të ketë vransira kalimtare, e mundësitë më të mëdha për reshje lokale shfaqen në pjesën e dytë të javës.

    11.9.2020 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Përgjatë viseve malore pasdite priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 30C, e në vise malore 10 deri 23C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 7.
    12.09.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite, përgjatë viseve malore priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 30C, e në vise malore 11C deri 23C. Era do të fryejë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 6.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!