Nuk do të ketë kurrfarë marrëveshje përderisa Kosova nuk e përmbush në tërësi marrëveshjen rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjë në të cilën është zotuar rreth shtatë vjet e gjysmë, ka thënë drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, raportojnë mediet serbe.
Reagimi i tij ka ardhur pasi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Prishtina do ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Beogradin.
“Çfarëdo kushtëzimi i asaj për të cilën është arritur marrëveshje në Bruksel ia humb kuptimin tërë procesit negociator dhe na largon prej çfarëdo marrëveshjeje të re”, ka theksuar Gjuriqi përmes një njoftimi për shtyp.
Ai për më tepër ka vazhduar akuzat e rënda ndaj kryeministrit Hoti, duke thënë se ai duhet “menjëherë ta ndalë fushatën e gënjeshtrave rreth përmbajtjes së bisedimeve, pasi që rrena e përsëritur qindra herë nuk mund ta ndërrojë faktin se Kosova e vetëshpallur nuk është shtet”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.