Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se lideri i AAK=së, Ramush Haradinaj, nuk ndryshoi asgjë në Marrëveshjen e Uashingtonit.
Haradinaj kishte thënë se këmbëngulja e tij për Ujmanin doli të ishte vendimtare për ndryshimin në marrëveshje dhe se ministrat e tij i kishin të gatshme dorëheqjet nëse kjo nuk do të ndodhte.
“U arrit ajo që u propozua më 3 shtator”, thotë Mustafa për marrëveshjen duke shtuar se nuk kishte ndërhyrje tha ai në emisionin Pressing në T7.
Ai tutje ka thënë se duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit.
“Duhet të dinë se kemi një kryeministër. Takohemi rregullisht dhe merremi vesh për gjërat në të ardhmen. Një gjë duhet të jetë e qartë, ajo që bën kryeministri bisedohet paraprakisht me partnerët dhe nuk ka nevojë të jetë njeriu i askujt në bisedimet me liderët” , shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.