×
  • Lajme
  • Lajme

    A vlen ligji edhe në mal? Bjeshkatarët shpërfillin Qeverinë

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 22:14

    Ndonëse Kosova vazhdon të përballet me shumë vështirësi me COVID-19, njerëz të papërgjegjshëm nuk e përfillin virusin dhe masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e tij.


    Veç grumbullimeve në dasma e në ndeja, tashmë qytetarët kanë filluar që në grupe shumë të mëdha të bëjnë ecje malore.

    Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihen më shumë se 100 persona të grumbulluar në një vend pa e respektuar fare distancën fizike një prej rekomandimeve më të përsëritura të institucioneve shëndetësore e qeveritare.

    “Ca foto nga ecja e Hikingnjerit në Bjeshkë të Jazhincës, sharri i shterpcës, ks, 06 shtator 2020. Po vijne me shume foto”, ka shkruar njëri nga pjesëmarrësit në ecjen e Hikingnjerit.
    Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë mashash me qëllim të parandalimit të përhapjes së oronavirusit të ri (COVID-19.

    Në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që sipas parimit të reciprocitetit, të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, gjatë hyrjes në territorin e Kosovës duhet të dëshmojnë se kenë test negativ RT-PCR për COVID-19.

    Të gjithë banorët e Republikës së Kosovës obligohen t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë vendbanimeve të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë vendbanimeve të tyre, ndërsa institucionet punëdhënëse obligohen të krijojnë kushte që në mjedise pune kjo distancë të aplikohet.

    Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në hapësirat publikë, ndërsa ndalohen edhe të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.

    Ndalohen gjithashtu edhe veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale.

    Gjithashtu ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!