Zëvendëskryeministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për paralajmërimet e ish-nënkryetares së partisë, Vjosa Osmani, se do të krijojë një iniciativë të re politike.
Selmanaj ka thënë se LDK’ja asaj mund t’i urojë veç fat dhe suksese.
“Neve na mbetet t’i urojmë çdo të mirë dhe suksese”, u shpreh ai në Kanal10.
Ai po ashtu ka pasur një porosi ndaj Osmanit.
“Të mos fyhet shtëpia ku ke ngrënë bukë gjatë, je rritur gjatë, ke qëndruar gjatë, unë mendoj që është edhe amorale paksa”, ka thënë ai.
Tutje, ai u shpreh se asnjë nga degët e LDK’së nuk kanë shprehur interesim për të përkrahur Osmanin, e po ashtu, sipas tij, vetëm se është rritur mobilizimi për LDK’në dhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.