×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell godet Vuçiqin: Refuzon të mohojë se do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 7:53

    Gjatë ditëve të fundit ka pasur disa raportime se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të shkelë marrëveshjen e arritur në SHBA duke refuzuar zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.


    Por se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, e ka konfirmuar emisari Richard Grenell

    Grenell ka bërë “retweet” një shkrim në Twitter, ku thuhet se Vucic indirekt e ka konfirmuar marrëveshjen që e nënshkroi.

    “Pavarësisht thashethemeve, Vuçiqi i Serbisë ka refuzuar të mohojë se shteti i tij do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem. Në fakt, ai indirekt e konfirmoi se çfarë ka nënshkruar në Washington”, thuhet në këtë shkrim.

    Vlen të theksohet se kjo gjë ka qenë pjesë e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan.

    Donald Trump e ka siguruar Kosovën në anën tjetër, se në bazë të marrëveshjes, Izraeli e njeh si shtet të pavarur.

    Ndër të tjera marrëveshja e arritur përmban më shumë çështje ekonomike, ku përfshihen edhe invistime miliona eurosh në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!