Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në një konferencë për media ka deklaruar sot se nuk ka bazë për dënim të laboratorit në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli, ku çmimet për një test COVID 19 kanë shkuar deri në 200 euro.
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, derisa foli për çmimet për test për COVID 19 tha se në këtë laborator janë bërë vetëm katër teste që kanë kushtuar 200 euro.
“200 ka ndodhur vetëm katër teste. Pra me vetëm katër teste është bërë gjithë ky reagim. Laboratori po i bënë mbi 98 për qind të testeve dhe jo më teste me mbi 200 euro që ka ndodhur për shkak të reagimit qytetarë dhe medial. Pra ne kemi konstatuar që nuk ka hapësirë për gjoba ndaj këtij laboratori”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.